Nxitja e inovacionit dhe të gjitha proceset e lidhura me të nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve, teknologjisë dhe projekteve që i përkasin fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.
Qendër Inovacioni e cila ndez një revolucion në siguri dhe mbrojtje, të nxitur nga krijimtaria e pakufijshme dhe shpirti inovativ i brezave. Mendjet e ndritura, të mbështetura me mentorim, bashkëpunojnë si startup-e të guximshme që zhvillojnë zgjidhje novatore edhe me anë të IA për sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.
Sot shënon fillimin e konferences 2-ditore BalkanSecure 2.0, një ngjarje që po bëhet me shpejtësi një gur themeli në përpjekjet për të përmirësuar sigurinë kibernetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. E organizuar këtë vit në Shqipëri, në ambientet e Qendrës së Inovacionit, Sigurise dhe Mbrojtjes, BalkanSecure 2.0 është ngritur mbi suksesin e edicionit të parë të vitit të kaluar të këtij eventi, i cili u mbajt në Prishtinë. Kjo nismë organizohet se bashku me Sense Cyber Research Center, Chevening Alumni Kosovo, dhe Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me mbështetje nga Chevening Alumni Programme dhe Foreign Commonwealth and Development Office (FCDO) të Mbretërisë së Bashkuar.
Edicioni i 7-të i Cassini Hackathon ishte një përvojë e mrekullueshme dhe inspiruese e zhvilluar në datat 13 – 15 shtator në ambientet e Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Përgjatë 72 orëve të rinj me ide inovative, studentë, programues, kodues, sipërmarrës dhe profesionistë në fushën e mjedisit u bënë bashkë për të zgjidhur sfida në lidhje me Mjedisin dhe Tranzicionin e Gjelbër.
Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes si një katalizator për inovacionin në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura, do të vijojë me rolin e saj në ndihmë të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, duke eksploruar zgjidhje inovative që nga koordinimi sa më efikas i institucioneve lidhur me situatat e zjarreve apo emergjencave të ndryshme në vendin tonë, e deri te alertimi në kohë reale i qytetarëve.