Në kuadër të studimit mbi “Ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike në administratën publike dhe private”, Qendra për Inovacionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes organizoi një takim me studentët e vitit të tretë të programit Bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Gjatë aktivitetit diskutuam mënyra të reja dhe inovative për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike. Studentët punuan në grupe dhe përfaqësuesit prezantuan propozimet e tyre për masa dhe iniciativa të ndryshme.
Debati ishte aktiv dhe konstruktiv, me sugjerime të vlefshme për përmirësimin e ideve të paraqitura, duke kontribuar në një qasje praktike dhe bashkëpunuese ndaj sfidave të sigurisë kibernetike.