• Kreu
  • Rreth nesh
  • Portofoli
  • Startup
  • FABLAB
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth nesh
  • Portofoli
  • Startup
  • FABLAB
  • Kontakt
FAB LAB
fablab.jpeg

Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes (QISM) ka krijuar brenda hapësirës së saj një mjedis të dedikuar për Fab Lab-in – laboratorin e fabrikimit digjital, me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e inovacionit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Fab Lab-i shërben si një hapësirë multifunksionale që ofron pajisje moderne për prodhim, krijimin e prototipit dhe testim, në mbështetje të startup-eve, individëve të talentuar, universiteteve dhe industrisë, në përputhje me politikat e zhvillimit të teknologjisë dhe kërkimit-shkencor në sektorin e mbrojtjes.

Qëllimet kryesore të Fab Lab-it:

1. Mbështetje për ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes:

Fab Lab-i vë në dispozicion mjetet dhe teknologjitë e tij për startup-e, ndërmarrje inovative dhe individë me ide premtuese, në funksion të zhvillimit të produkteve apo zgjidhjeve që kontribuojnë në siguri kombëtare dhe qëndrueshmëri teknologjike. Përdorimi i hapësirës dhe pajisjeve rregullohet me akte të posaçme të QISM.

2. Shërbime për industrinë dhe komunitetin lokal:

Fab Lab-i ofron mundësi për zhvillim prototipesh, asistencë teknike dhe shërbime kërkimore për sektorë të ndryshëm, përfshirë industrinë e mbrojtjes, institucionet akademike dhe kërkimore. Synimi është krijimi i një ure bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.

3. Zhvillim zgjidhjesh për nevojat e Forcave të Armatosura:

Në bashkëpunim me aktorët institucionalë, Fab Lab-i inkurajon zhvillimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë. Kjo përfshin organizimin e konkurseve, trajnimeve praktike dhe aktiviteteve të bashkëkrijimit me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe përdoruesve fundorë.


Infrastruktura aktuale dhe zhvillimet e ardhshme:

Aktualisht, Fab Lab-i është pajisur me teknologji bazë si printerë 3D, stacione elektronike, kompjuterë për dizajn CAD/CAM dhe mjete të tjera për krijim prototipi. Qendra është në proces të zgjerimit të laboratorit me teknologji të reja, me qëllim që të përgjigjet më mirë kërkesave të përdoruesve dhe të përmbushë standardet më të avancuara të prodhimit digjital në mbrojtje dhe siguri.


Adresa
Rruga Dobresh, Bërzhitë
Tiranë, Shqipëri
Email
info@sdic.gov.al
instagramlinkedinfacebookyoutube
Lidhje
  • Kryeministria
  • Ministria e Mbrojtjes
  • DIANA
  • NATO
  • Bashkimi Europian
SDIC 2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara. Krijuar nga Instant Digital Agency