Sot shënon fillimin e konferences 2-ditore BalkanSecure 2.0, një ngjarje që po bëhet me shpejtësi një gur themeli në përpjekjet për të përmirësuar sigurinë kibernetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. E organizuar këtë vit në Shqipëri, në ambientet e Qendrës së Inovacionit, Sigurise dhe Mbrojtjes, BalkanSecure 2.0 është ngritur mbi suksesin e edicionit të parë të vitit të kaluar të këtij eventi, i cili u mbajt në Prishtinë. Kjo nismë organizohet se bashku me Sense Cyber Research Center, Chevening Alumni Kosovo, dhe Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me mbështetje nga Chevening Alumni Programme dhe Foreign Commonwealth and Development Office (FCDO) të Mbretërisë së Bashkuar.
BalkanSecure është krijuar për të forcuar komunitetin rajonal të profesionistëve të sigurisë kibernetike dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkufitar. Me kërcënimet kibernetike që po rriten në shkallëzim ashtu dhe sofistikim, qëllimi është të sigurohet që kapacitetet e reagimit ndaj incidenteve në të gjithë rajonin të jenë të së njëjtës lartësi, të koordinuara dhe të përbashkëta. Tema e këtij viti, "Përmirësimi i Kapaciteteve të Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike në Ballkanin Perëndimor", pasqyron urgjencën për të përmirësuar gatishmërinë tonë për t'u përballur me sfidat komplekse të sigurisë kibernetike që po hasim ne ditët e sotme. Përfaqësues nga CERT/CSIRTs (Ekipet e Monitorimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve Kibernetike) në të gjithë rajonin, si dhe Chevening Western Balkans Cyber Security Fellows, do të angazhohen gjatë dy ditëve të ardhshme në diskutime paneli, punëtori teknike dhe simulime të krizave reale. Këto aktivitete janë krijuar për të ndarë praktikat më të mira, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të siguruar që jemi të përgatitur për çdo kërcënim kibernetik të mundshëm.
Programi Chevening Western Balkans Cybersecurity Fellowship filloi në vitin 2019 dhe aktualisht numëron më shumë se 10 ekspertë nga Shqipëria dhe mbi 60 ekspertë nga Ballkani Perëndimor. Pjesëmarrësit përfshijnë punonjës administrate, ekspertë të sigurisë kibernetike, akademikë dhe përfaqësues nga sektori publik dhe privat. Ekspertiza dhe njohuritë e përbashkëta të tyre do të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes së kornizës së sigurisë kibernetike në rajonin tonë, duke siguruar që ajo të jetë elastike dhe e përshtatshme për sfidat e së nesërmes.
Ndërsa kërcënimet kibernetike bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, rajoni ynë duhet të bashkëpunojë më ngushtë se kurrë më parë. Besojmë se bashkëpunime të tilla si kjo sotmja midis Qendrës se Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtes, Sense Cyber Research Center, Chevening Alumni, dhe FCDO, duke sjellë së bashku disa nga mendjet më të ndritura në këtë fushë do të mundësojnë arritjen e qëllimit final, atë të një Ballkani Perëndimor me të sigurt dhe të qëndrueshëm.