Edicioni i 7-të i Cassini Hackathon ishte një përvojë e mrekullueshme dhe inspiruese e zhvilluar në datat 13 – 15 shtator në ambientet e Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Përgjatë 72 orëve të rinj me ide inovative, studentë, programues, kodues, sipërmarrës dhe profesionistë në fushën e mjedisit u bënë bashkë për të zgjidhur sfida në lidhje me Mjedisin dhe Tranzicionin e Gjelbër.
Pas tre ditëve me aktiviteteve intensive, mentorim aktiv, biseda kreative dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, u propozuan ide dhe projekte të shkëlqyera që premtojnë të sjellin ndryshime pozitive.